Categories
Fetva

Parametrat bashkëkohorë të Zekatit

Pyetja:
Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu
Kemi parë në librat e fikhut (dispozitave të fesë islame), se vlera e pwrshtatshme (nisabi, sasia e caktuar) e Zekatit vlerësohet me kriteret (standardet) dhe peshat e vjetra. A është e mundur për ne që ta vlerësojmë një gjë të tillë me parametrat apo standardet bashkëkohore?
Allahu ju shpërbleftë më së miri.
Përgjigja:
Bismilah, Elhamdulilahi, ue salatu ue selamu ale resulilah – me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Vlerësimi i Zekatit me parametrat bashkëkohor të kilogramit dhe gramit është i mundur.
Shejkh Atie Sakhri, ish-kryetari i komitetit të fetvave (direktivave fetare) në Ez’her thotë:
Në një hadithi të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, vjen se Profeti (a.s) ka thënë: “Në më pak se pesë eusak (njësi peshe drithi) nuk obligohet të nxirret sadaka (lëmoshë), në më pak se pesë deve të një ‘zud-i’ nuk obligohet sadakaja dhe as në më pak se pesë euak (njësi peshe) të eurakve (argjendit) nuk obligohet sadakaja. “Ez zud-i” për devetë përbën numrin midis tre dhe dhjetë syresh”.
Në hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe të tjerë veç tij, vjen se Abdullah ibn Umer (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) obligoi zekatin e fitrit të Ramazanit të ishte një sa’a (njësi peshe) hurma ose një sa’a elb”.
Fjala arabe “El uesak” është shumësi i “El uesak”. “El uesak” përbën gjashtëdhjetë “sa’a”, ndërsa “sa’a-i” është katër “emeded” (dypëllëmbëshe), kurse  një “med” (njëjësi i “emded”) është një “ratël” e një çerek me njësinë e peshës irakiane të “ratëlit” (një ratël i takon të jetë 450 gram) që është e barasvlershme me 130 “dirhem” (monedha argjendi), nga ku i bie që “med-i” të jetë njëqind e shtatëdhjetë e katër “dirhem”, si dhe i bie që “sa’a-i” i konvertuar në “dirhem” të jetë 696 “dirhem”, teksa “sa’a-i” vlerësohet të jetë i barasvlershëm me një kilogram. Kështu pra “sa’a-i” i një “dirhem” i bie të jetë 696 “dirhem”, ndërkohë që kilogrami është i barasvlershëm me 324 “dirhem”. Përmes pjesëtimit të “dirhemëve” të “sa’a-it” që janë 696, me “dirhemët” e kilogramit që janë 324, vlera e “sa’a-it” del të jetë dy kilogram e dyzet e tetë “dirhem”, pra katër “eukije” (28.35 gram). “Eesak-u” nga ana e tij është i barasvlershëm me 60 “sa’a” në dy kilogram, plus katër “eukije”, prej ku “uesek-u” i bie që të jetë afërsisht 129 kilogram. Nisabi (vlera e përcaktuar e Zekatit) është pesë “eusak” shumëzuar me 129 kilogram, i takon 645 kilogramë.
Kjo është pesha që praktikohet tani në Egjipt, përsa i përket shumicës së drithërave sikurse gruri. Vlerësimi i Nisabit me përllogaritjen egjiptiane është pesëdhjetë kana (një kanë ka 12.5 kg), pra katër “ardeb” e dy kana (një “ardeb” grurë ka 12 kana, ose 150 kg).
Përsa i përket parave, ato përshkruhen në hadith me “uerak” që do të thotë argjend, i cili përllogaritet me “dirhem”, Nisabi këtu i bie të jetë pesë “euak”, teksa “El eukije (njëjësi i ‘euak’)” është 40 “dirhem” (ose 38 gramë), gjë kjo e theksuar në Kuran dhe Sunet (traditën profetike), nga ku del se Nisabi i argjendit është dyqind “dirhem”, pra rreth gjashtëqind gram. Në disa përllogaritje ka ardhur se Nisabi, përsa i përket argjendit, është 624 gramë.
Ndërsa përsa i përket Nisabit të floririt, ai është njëzet “mithkal” që në gramë i takon të jetë rreth 85 gramë, që në fakt është një përllogaritje e përafruar, për shkak se midis njësive matëse të peshës në vendet e ndryshme përgjatë epokave të ndryshme ka pasur mospërputhje. Në disa përllogaritje ka ardhur se Nisabi i floririt është 80 gram, por ndryshimet e vogla të pranishme në njësitë e peshës, lypet të merren me rezervë, që njeriu të prehet mbi shlyerjen e përgjegjësisë së vet që ai ka kundrejt këtyre detyrimeve, për të cilat shpallja hyjnore ka kërcënuar ashpër në rast se ato nuk kryhen.
Allahu e di më së miri.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version