Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, realizoi prezantime të projektit Talentium, nëpër tri shkollat e mesme të qytetit të Kumanovës, si: SHMK ”Pero Nakov”, SHMTK “Nace Bugjoni” dhe SHMK “Sami Frashëri.”

Prezantimi u realizua nga përgjegjës të projektit Talentium, ku u tregua rreth rrjedhës dhe përmbajtjes së këtij projekti.

Gjithashtu, u bë edhe një rrëfim i përvojave gjatë viteve të kaluara nga nxënësit e Talentiumit, të cilët para bashkëmoshatarëve të tyre treguan dobitë nga pjesëmarrja në Talentium.

Në fund, hapësira iu dha nxënësve që të parashtrojnë pyetje në lidhje me projektin në fjalë.