Forumi Rinor Islam – Dega Tetove, bëri prezantimim e projektit Talentium nëpër shkollat e mesme të qytetit të Tetovës.

Shkollat në të cilat u prezantua projekti Talentium janë: “Nikolla Shtejn”, “Kiril Pejcinoviq”, “8 Shtatori” dhe “7 Marsi”.

Është viti i katërt me radhë që realizohet projekti Talentium, i cili organizohet nga Forumi Rinor Islam dhe u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme, gjegjësisht nxënësve të viteve të treta dhe të katërta. Projekt ky i cili në vete përmban trajnime në fushën e komunikimit, medias dhe projekt menaxhmentit dhe ka për qëllim trajnimin e të rinjve si dhe avancimin e tyre në sferën e komunikimit, medias dhe fjalimeve motivuese.
Vlen të potencohet se projekti Talentium në kuadër të degës së FRI-së në Tetovë fillon nesër, e shtunë në ora 12:00 dhe për 12 javë me radhë, sa do të mbahen trajnimet e këtij projekti, nxënësit do të përfitojnë nga trajnuesit e ndryshëm poashtu ata do të kenë mundësinë që t’i tregojnë aftësitë e tyre në prezantime, në mësimin interaktiv si dhe punën grupore.

anigif