Categories
Lajme FRI

Paratë e mërgimtarëve zbusin varfërinë

Paratë që mërgimtarët i dërgojnë nga jashtë shpëtojnë nga varfëria familjet dhe të afërmit e tyre që janë në Maqedoni. Përveç se është rritur shuma që ata e dërgojnë, nga 1990 euro në 2070 euro në vit, është rritur edhe numri i atyre që marrin para nga jashtë. Para krizës në vitin 2008, 16 për qind e familjeve kanë pranuar para nga jashtë, ndërsa pas paraqitjes së krizës ekonomike, kjo përqindje është rritur në 21% të familjeve. Këto të dhëna i publikoi  universiteti American College në bashkëpunim me hulumtues rajonal. Nga ky universitet paralajmërojnë se nëse vjen të ardhurat zvogëlohen, kjo mund të përkeqësoj ekonominë.
“Bartësit e politikave duhet të brengosen për atë se çfarë mund të ndodhë pas ndonjë ndryshimi të papritur të transfereve dhe çfarë efekte mund të ketë kjo ndaj stabilitetit makroekonomik. Gjithsesi se kjo do kishte efekte negative sepse do reflektohet në deficitin e lartë në llogarinë rrjedhëse që diku më vonë duhet të mbyllet”, tha  Matjan Petrevski, zëvendës dekan i Kolegjit Amerikan.
“Rënia eventuale e transferove negativisht do të ndikojë edhe në makroekonomi, do të thotë që do rritet varfëria dhe pabarazia”, tha Branimir Jovanoviq, BPM.
Për atë se sa burime të rëndësishme janë transferet private, tregon fakti se paratë që vijnë nga jashtë përbëjnë 4 për qind  nga Prodhimit Bruto Vendor, gjegjësisht aq sa janë edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja ose 300 milionë euro në vit. Pikërisht për këtë, ekspertët sugjerojnë që qeveria duhet të gjejë mënyra ato para të shfrytëzohen për vetëpunësim dhe për krijimin e vendeve të punës.
“Mund të supozoni se ky destinim është shumë i vogël dhe është dokumentuar në hulumtimin se vetëm familjet më të pasura, ato që pranojnë shuma më të mëdha në transfere private, eventualisht investojnë në biznes privat. Kështu që vlerësoj se shteti duhet të merret edhe me këtë aspekt përmes ndonjë kontingjenti të masave stimuluese, të paktën një pjesë e këtyre parave të kanalizohen në vende punë”, tha Matjan Petrevski, zëvendës dekan i Kolegjit Amerikan.
Sipas hulumtimit, vetëm 1 për qind e parave që vijnë nga jashtë investohet në biznes, ose diku rreth 3 milionë euro. Sipas hulumtimit, vendet rurale dhe familjet e shqiptarëve pranojnë më shumë transfere private, edhe para edhe pas krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version