Teksti i rezolutës që u miratua sot në parlamentin e Spanjës, pas ndryshimeve të caktuara të kërkuara nga Partia Popullore në pushtet (PP), kërkon “njohjen e shtetit të Palestinës”.
Parlamenti Spanjoll miratoi njëzëri rezolutën, e cila i adresohet qeverisë për njohjen e shtetit palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksti i rezolutës që u miratua sot në parlamentin e Spanjës, pas ndryshimeve të caktuara të kërkuara nga Partia Popullore në pushtet (PP), kërkohet “njohja e shtetit palestinez.”
Teksti i rezolutës, i cili i është drejtuar qeverisë thuhet se “sipas ligjit ndërkombëtar të njihet shteti i Palestinës.”
“Nisma për një shtet sovran palestinez duhet të mbështetet kryesisht nga Bashkimi Evropian, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, sipas rekomandimit të Parlamentit të Spanjës.
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia Margallo, pas seances parlamentare, tha se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën izraelito-palestineze kontribuon për paqen dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme.
Deri tani, Suedia është vendi i vetëm në vendet evropiane që e ka njohur Palestinën. Përveç Suedisë, Palestinën e kanë njohur edhe shtatë shtete anëtare të BE-së, por para se të bëhen pjesë e Bashkimt Evropian. Këto janë Republika Çeke, Hungarina, Polonina, Bullgarina, Rumania, Malta dhe Qiproja e Jugut. Përndryshe, Palestinën si shtet ët pavarur e kanë pranuar më shumë se 130 shtete të botës.
@aa_albanian
Categories