Një komision parlamentar është duke marre në konsiderate kërkesën e disa qytetarëve që Aja Sofia në Stamboll të kthehet në xhami

Tre qytetarë që jetojnë në krahinën veriperëndimore të Kocaelit kërkuan nga komisioni që Aja Sofisë t’i ndryshohet statusi. Kërkesës ia kanë bashkangjitur edhe anketën, në të cilën janë përfshirë 401 persona, ku mbi 97% prej tyre kanë kërkuar transformimin e objektit të lashtë në xhami dhe më pas të rihapet për faljen e namazit.
Kërkesa është marrë në konsideratë nga Komisioni i Parlamentit për peticion, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve Anatolia, duke shtuar se komisioni do të pyetët për opinionet e institucioneve që kanë lidhje me këtë çështje.
Brenda pese ditëve Komisioni ka pranuar 15 kërkesa të ndara në formë të mesazheve elektronike, që të gjitha si kërkesë për “transformimin e Aja sofise në xhami për falje të namazeve.”
Muzeu Aja Sofia së pari ishte, në vitin 360, ishte një bazilike patriarkale Ortodokse . Deri në vitin 1453 ajo ka shërbyer si katedrale greke e Patriarkanës së Konstandinopojës. Pas pushtimit të qytetit nga ana e Perandorisë Osmane, në vitin 1453 ajo u shndërrua në një xhami dhe kështu mbeti deri në vitin 1931, kur edhe u mbyll për katër vjet. Ndërsa në vitin 1935 ajo u rihap nga autoritetet republikane si muze./igj/