Categories
Lajme

“Pas 10 vitesh do t’i luten Turqisë”

Komisioneri evropian për Energjinë, Günther Oettinger, ka pranuar se ka deklaruar më parë që pas 10 vitesh “udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do t’i luten Turqisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.
Këtë deklaratë Oettingeri e bëri në muajin shkurt, para vizitës së Merkelit në Turqi, por duke parë reagimin e madh që tërhoqi deklarata ai nuk pohoi se e kishte thënë diçka të tillë.
Mirëpo dje, Oettinger pranoi se ka deklaruar që “pas 10 vitesh kryetarët e shteteve të Gjermanisë dhe Francës do të shkojnë duke u zvarritur në Ankara për t’i kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian” teksa shtoi se “kjo është pikëpamja ime personale”.
/Start

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version