Prodhuesit e PC-ve e kanë dëgjuar këtë shumë herë duke u përsëritur muajve të fundit, por tani ka ardhur koha për një përshëndetje lamtumire – Windows XP zyrtarisht do të jetë i “vdekur” gjatë të martës. Ndoshta termi “vdekje” mund të jetë pak ekstrem, pasi kompjuterët që përdorin XP ende do të punojnë. Sidoqoftë, Microsoft-i më nuk do ta mbështes sistemin operativ që ka dalë 12 vite më parë, që nënkupton që nuk ka më përditësime dhe arnime sigurie për këtë sistemin që tashmë mund të ketë vrima.
Kjo nënkupton që 30 për qind e kompjuterëve nga e mbarë bota që përdorin XP do të jenë të pa sigurt – vrimat e sigurisë nuk do të arnohen përgjatë përditësimeve automatike dhe “çdo ditë pas kësaj, kompjuteri juaj bëhet nga pak më i pasigurt, por mbani mend që është me siguri një kompjuter mjaft i vjetër me të cilin fillohet,” tregoi për “CBS This Morning” redaktori i lartë i CNET, Dan Ackerman.
Në një postim në blog të bërë muajin e kaluar, prodhuesi i softuerëve antivirus Avast paralajmëroi përdoruesit e XP-së për rreziqet me të cilat ata kanë gjasë të ballafaqohen nëse vazhdojnë ta përdorin sistemin e vjetruar operativ. Tashmë ka gjashtë herë më tepër mundësi që të sulmohet se në Windows 7, Internet Explorer në XP paraqet një rrezik akoma më të madh, sugjeronte Avast-i, duke kërkuar që përdoruesit të kalojnë në Google Chrome.
“Versioni më i fundit i shfletuesit në dispozicion në Windows XP është versioni 8, duke e bërë atë të vjetruar dhe duke pasur mungesë të një numri të përmirësimeve të sigurisë që janë në dispozicion për versionet e mëvonshme,” shkruan prodhuesi softuerik. “Nga baza ekzistuese e përdoruesve tanë të Windows XP, 21.5 për qind përdorin Internet Explorer, duke na lënë neve të hapur ndaj sulmeve të lehta.”
Jo vetëm konsumatorët janë në rrezik, por edhe përdoruesit nga bizneset dhe qeveritë. Avast paralajmëroi që sulmi i ardhshëm mund të jetë i tipit Target, sepse 95 për qind e ATM-ve përdorin XP dhe zyrat mjekësore që mbajnë informacione të fshehta të pacientëve duke përdorur XP do të mund të shfrytëzoheshin me lehtësi. ZDNET raportoi që edhe qeveria holandeze, edhe ajo britanike kanë paguar miliona para për ta zgjeruar mbështetjen për Windows XP. (PCWorld Albanian)
Categories