Nje njeri nga Arabia Saudite gjatë gjuetisë në një zonë malore pranë kufirit me Jemenin, zbuloi një gur të vogël e të errët, të cilin menjëherë e njohi.
Guri ishte i ngjashëm me ata që përmenden në Kur’an, në suren El-Fil (Elefanti).
Pas testimit, është konstatuar se bëhet fjalë për një gur unik dhe deri më sot të panjohur, mbi 1 500 vjet të vjetër. Njeriut i është ofruar një shumë e madhe parash, si çmim i blerës. Por, ai nuk pranoi.
Salih Musfer El-Gamdi thotë se guri, i cili peshon 131 gram, në vete mban viztaimet e gdhendura të zogjëve dhe të elefantëve. Ai thotë se guri u gjet në luginën jugore Xherb, e njohur si Lugina e gjelbër, në të cilën Ebrehaja dhe ushtria e tij qëndruan për pak kohë para se ta sulmonin Mekkën. Në Kur’an, Allahu xh.sh. përmend se si dërgoi zogjët Ebabil, të cilët hodhën gurë nga argjili mbi ushtrinë të cilën e udhëheqte kryekomandanti abisinas Ebrehaja, i cili ishte nisur që ta rrenonte Qaben në Mekkë, mu në agim të Islamit.
Ai thotë se ekspertët e morën gurin për shkak të analizave, dhe konstatuan se ai mund të jetë i vjetër së paku 1442 vjet, ndërsa gurin e kishte gjetur pasiqë i kishte parë në ëndërr të atin dhe gjyshin e tij.
“Një vit pasi gjeta gurin, e luta një mik timin nga Egjipti, të afërmit e të cilit janë arkeolog, që ta marrin dhe t’ia bëjnë analizat. Pas analizave, ata më kontaktuan dhe më lutën që t’ua sjelle edhe fotografitë tjera të gurit. Pas shumë mesazheve dhe thirrjeve telefonike, ata më thanë se do ta blenin gurin për katër milionë, por unë i kam refuzuar. Pas një kohe të shkurtë, edhe nga Departamenti për Turizëm i Bahasë (jug të Arabisë Saudite) më kanë lutur që t’ju jap gurin, por edhe këtë nuk e kam pranuar”, thotë Gambi