Në xhami në Selanik është falur namazi i parë pas 90 viteve, kumtoi sajti “Uorld buletin”.
Rreth 50 studentë myslimanë janë falur gjatë uikendit në xhaminë Jeni, e cila ishte mbyllur që nga viti 1923.
Kryetari i Selanikut Janis Butaris, ua ka dhënë lejen studentëve të falin namazin në xhaminë.
Konsulli turk në Selanik, Turgul Biltekin, potencoi se kryerja e namazit është moment i rëndësishëm historik.
Xhamia Jeni është ndërtuar nga një arkitekt italian në vitin 1902, gjatë periudhës islame.
Categories