PYETJA: Eselamu Alejkum
inshaAllah te jeni mire
hoxhe deshta tu pyes se a eshte mekat t’ua prishim merimangave rrjetat ne dhome psh: zakonisht per pasterti nese ka rrjet merimange ne kend te dhomes e prishim ?
Allahu ju shperblefte.
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Është e vërtetë se në vendet tona shpesh parashtrohet kjo pyetje, dhe si duket është një bindje se nuk bën, apo se të ndodh diçka nëse i eliminon rrjetat e marimangave në kohë të caktuara gjatë ditës, apo në ditë të caktuara gjatë javës. Këto bindje janë të gabuara, janë bestytni dhe muslimani nuk guxon të ketë bindje të këtilla.
Marimanga është një gjallesë e cila shkakton dëme, ndoshta jo të nivelit të lartë, megjithatë janë të padëshiruara për njeriun. Marimanga bën rrjete, lëshohet nga lartë dhe në përgjithësi është simbol i pa pastërtisë. Në një shtëpi ku ka marimanga dhe rrjete marimangash, aty nuk ka pastërti dhe njerëzit në atë shtëpi nuk i kushtojnë kujdes pastërtisë. Së këtejmi, rrjetet e marimangave duhet të eliminohen, dhe marimangat të thithen me fshisë dhe të gjuhen jashta shtëpisë. Largimi i marimangave është edhe pastërti. Allahu i Madhërishëm në Kur’an ka thënë:<<inallahe juhib et-tevabbine ve juhibbu el mutetahirin>>(Allahu i don ata që pendohen, dhe i don ata që pastrohen). Poashtu, edhe në një hadith autentik të cilin e ka shënuar Muslimi, qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Pastërtia është gjysa e besimit…”
Poashtu, ka marimanga që janë infektuese e disa bile edhe helmuese. Së këtejmi, nuk duhet të lehen që të bëjnë vend nëpër shtëpi ngase mund edhe të të dëmtojnë në shëndet. Dijetarët përmendin se në këtë rast, marimanga bashkohet në dispozitë me disa lloje gjallesash të dëmshme të cilat i ka përmendur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në një hadith të tij se vriten bile edhe nëse gjinden brenda kufijve të vendit të shenjtë. Kjo, megjithëse duhet të kihet parasyshë se dëmi i marimangës nuk arrinë në shkallën e dëmit të këtyre gjallesave.
Normalisht, më mirë është që mos vriten, por të fshihen me fshisë, ose të merren me thithëse pluhuri dhe të gjuhen jashta shtëpisë. Nëse gjatë fshirjes dhe eliminimit të rrjeteve ndodh që ndonji marimangë ta mbytish, inshallah nuk ke mëkat ngase je munduar që ta largosh dëmin që shkakton për pastërtinë e shtëpisë.
Me këtë rast, nuk duhet të ketë rezerva, bile edhe frikë, nga eliminimi i rrjeteve të marimangave në shtëpi me pretekst se marimanga ka bërë rrjet para hyrjes së shpellës ku ka qenë i fshehur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. me rastin e Hixhretit. Kjo, ngase edhe nëse është i saktë qind për qind ky lajm, kjo nuk e ndalon eliminimin e marimangave nga shtëpia. Në rastin e Hixhretit, kjo ka ndodh me urdhërin e Allahut të Madhërishëm, por kjo nuk i jep imunitet të veçantë rrjetit të marimangës dhe nuk e mbron nga prishja. Për atë, nuk duhet të ketë rezerva në fshirjen e rrjeteve të merimangës nga ky aspekt, pra duke menduar se ka bërë rrjet para shpellës ku është fshehur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. me Ebu Bekrin r.a. gjatë hixhretit, për këtë edhe nuk duhet të fshihen. Kjo nuk është e saktë dhe nuk e ndalon fshirjen e tyre.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
12 years ago
previous article
Era e fuqishme, dëme të mëdha në Pollog (Video)
next article
Pritja merr fund, Bajerni “mbret” i Evropës
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago