Kohë më parë ishte raportuar që në disa vende të punës kërkohej nga punëkërkuesi që t’i japë punëdhënësit qasje në llogarinë e tij personale në Facebook, në mënyrë që të ketë gjasë që të futet në punë. Me të dëgjuar për këto raste, Facebook kishte reaguar ashpër dhe shpresojmë që më mos të ndodhin këto gjëra.
Por, megjithëse punëdhënësi apo shefi juaj mund të mos ju kërkojë qasje të drejtpërdrejtë në llogarinë tuaj, ka gjasë që ai do të kërkojë që të bëhet mik i juaji në atë rrjet shoqëror dhe kështu mund të shohë gjërat që keni shpërndarë me të tjerët.
Duke e ditur këtë, ju keni zgjidhje: të bëni fshirjen e një pjese të përmbajtjes që e shpërndani pas një kohe dhe këtë mund ta bëni me një aplikacion të ri, të quajtur SimpleWash, të dizajnuar që në shpejtësi t’i mbajë të pastër profilet e juaj.
Ai skanon tërë përmbajtjen e profilit tuaj në Facebook,duke përfshirë komentet nga njerëzit e tjerë në fotografi dhe postime dhe gjen fjalëkyçet që mund të kenë të bëjnë me gjëra që nuk dëshironi që të shihen nga një punëdhënës.
Ju mund të shfletoni përgjatë përmbajtjes së etiketuar, klikoni çfarëdo që dëshironi që të largohet dhe do të barteni drejtpërdrejt tek postimi në Facebook, ku mund ta fshihni atë.
Një opsion mjaft me dobi mund të jetë edhe që të kërkoni për fjalët kyçe ku keni shkruar komente negative për ndërmarrjen në të cilën tashmë dëshironi të punoni.