Categories
Lajme

PDK-37 deputetë, LDK-30, VV-16, AAK-11

“lajmi.net” ka siguruar raportin e fundit të Qendrës së Numërimit të Rezultateve dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi bazën e të cilit partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor do të përfaqësohen në Kuvend
Sipas këtij raporti, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 deputetë.
Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje! do të ketë 16 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet me 11 deputetë.
NISMA për Kosovën, e cila arriti ta kaloj pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me gjashtë deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 ulëse gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë minoriteteve, mandate të fituara e të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës.

Exit mobile version