Gjakmarrja në Shqipëri në 22 vite tranzicion numëron 6 mijë jetë të humbura dhe 10 mijë familje të ngujuara.
Këto shifra janë bërë publike nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomanduar masat që mund të merren për të parandaluar dukurinë.
Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje, siç transmeton Shekulli, janë kryer në Tiranë, ku familjet kanë migruar kryesisht për t’i shpëtuar gjakësit. Ndërsa viktimat në pjesën e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç, ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijëve dhe femrave.
Në raport thuhet se numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve, por dukuria vazhdon të jetë shqetësuese.
Categories