Një total prej 150 bërberësh saudit të trajnuar nga Korporata e Trajnimit Teknik dhe Profesional (TVTC) arriti te mbledhë rreth SR750,000 gjatë Haxhit të këti viti, që në euro i bije 157,774€.
Berberet Mohammed nga Jazan dhe Khaled nga Meka thanë se ishin të lumtur që u është dhënë mundësia të jenë pjesë e përpjekjeve të Komunës së Mekës për të ofruar shërbime të sigurta për pelegrinët.
Mohammedi tha se berberët saudit arriten te mbledhin SR750,000.Gjë e cila ‘’Na mundësoi të fitojmë nga SR5,000 ose 1,051€ për vetëm katër ditë të punës,” tha ai.
TVTC ka dërguar Berberet saudite në Mina për pesë vitet e fundit. Komuna u jep atyre të gjitha lehtësirat për të bërë punën e tyre në mënyrë efikase. Berberëve të rinj u është dhënë një vend në perëndim të urës Jamarat. Faisal bin Kadsa, një zyrtar nga TVTC në Mekë i përgëzoi berberet,për punën e tyre.