Categories
Lajme FRI

Për herë të parë në Maqedoni, paraqitja e projektit "Muzeu i Muhamedit a.s."

Forumi Rinor Islam mundëson paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.”, i cili po paraqitet për herë të parë në Maqedoni.

Qëllimi i projektit është paraqitja e jetës dhe veprës së të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhamedit a.s duke shfrytëzuar mjete teknike bashkëkohore. Projekti “Muzeu Muhamedit a.s.” si ide është krijuar nga Dr. Esmir Halilović, docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë.

Hapja e muzeut: 10.02.2017 (e premte) prej ora 13:00

Vendi: Çifte Hamam, Shkup

Koha e ekspozitës:

11.02.2017, e shtunë, prej 10:00 – 19:30

12.02.2017, e diel, prej 10:00 – 19:30

13.02.2017, e hënë, prej 10:00 – 17:00

Hyrja falas!

Projekti “Muzeu i të Dërguarit s.a.v.s” si ide është krijuar nga ana e Dr.Esmir Halilovic, ndërsa më vonë është realizuar me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij. Pas këtij projekti qëndrojnë grup i personave entuziastë nga profile të ndryshme që e përkrahin Dr. Esmir Haliloviq, docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë.
– Afan Abazoviç është jurist i diplomuar dhe udhëheqës turistik.
– Armin Jashareviç është magjistër i psikologjisë të religjionit dhe shkencave Islame, ku dhe zotëron gjuhën turke.
– Nihad Tutiniç është profesor i gjuhës dhe letërisësë turke, poashtu dhe dizajner grafik.
– Eldar Tutuniç është student i suksesshëm në vitin e fundit të Fakultetin e Pedagjogjisë Islame në Univerisitetin e Zenicës dhe ekspert në përpunimin e videove, njohës i gjuhës angleze, arabe dhe gjermane.

Exit mobile version