Ndonjëherë ne përdorim të njëjtat fjalë, por nuk themi të njëjtat gjëra. Rruga apo mënyra (tao) që na çon në rilindje dhe rigjenerim në Taoizëm na lejon ne që të arrijmë nivelin më të lartë të përmbushjes përmes punës me veten, në tërësinë e të qënurit. Ne jemi shumë larg nga dualizmi Grek dhe kategoritë e Perëndimit.
Tarik Ramadan
Të jetosh është vuajtje, tha Shopenhaueri dhe Niçja, të cilët të dy ishin në buzë të predikimeve të Budizmit. Të jetosh do të thotë të dashurosh, pohoi Shën Agustini duke rikujtuar predikimet e Krishtërimit dhe të feve monoteiste. Silogjizmi i Aristotelit është pa përgjigje: nëse të jetosh është vuajtje apo të jetosh është dëshirë, apo edhe nëse të dashurosh është vuajtje. Ka edhe një të vërtetë tjetër universale të cilës nuk mund ti shpëtojmë, madje edhe në ishullin më të largët të planetit: nëse dashuria shkon atje me ne, në mënyrë të pashmangshme edhe vuajtja na ndjek atje. Dispozitat më të bukura të zemrës në mënyrë të pashmangshme kanë anën e errët të tyre, anën e trishtuar, dhe mund të jenë veçanërisht ndonjëherë të dhimshme. Të qënurit i kulluar dhe zhvillimi i kujtimeve tona është e mirë, por është gjithashtu e vërtetë të themi se gjërat që ne harrojmë, boshllëqet tona mendore dhe gjërat për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm janë trajta të mbrojtjes: nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shfaqur humanizmin tonë. Nëse duam të humbin mëndjen tonë, humbja e kujtesave tona është ndonjëherë e mirë për ne. Nëse shikojmë brënda syve të një burri apo gruaje apo vështrojmë prindërit tanë, fëmijët apo miqtë, si është e mundur që e shfaqim të vërtetën e jetës pa u zbrapsur: një ditë, ne do duhet të ndahemi, largohemi apo ndoshta të divorcohemi, apo mbase të mërgojmë apo mohojmë ndonjë tjetër.
Dhe çfarëdo që të ndodhë, pa hijen më të vogël të dyshimit, ne do të vdesim. Ne çdo rast ne jetojmë mes qiellit dhe tokës dhe “I huaji” i Mersaltit të Kamusit është i drejtë: ‘Nuk ka asnjë mënyrë për të dalë.’ Pastaj ne duhet të “ harrojmë veten” në kuptimin e termit të Paskalit: harroni të mënduarin për diçka tjetër, ose shmangni të menduarit. Kjo është rruga më e urtë dhe më e zgjuar. Kasi ‘ mendon shumë’ tha Jul Çezari i Shekspirit, i cili kërkonte të kishte rreth tij, ‘burra kokëtrashë, me mëndje të hijshme po aq të fjetura si natën’. Helikoni, këshilltari i Kamus Kaligulas shtoi, ‘Ju e dini mjaft mirë se unë s’mendoj kurrë. Jam tejet inteligjent për ta bërë këtë.’ Alternativa është që të dashurosh në mënyrë që të mos mendosh. Të dashurosh është të vuash…..të dashurosh është të harrosh. Hekati ka dy fytyra. Natën ajo është hëna dhe ditën ajo është dielli. Kontradiktat e jetës janë të pazgjidhshme.
Ndonjëherë ne përdorim të njëjtat fjalë, por nuk themi të njëjtat gjëra. Rruga apo mënyra (tao) që na çon në rilindje dhe rigjenerim në Taoizëm na lejon ne që të arrijmë nivelin më të lartë të përmbushjes përmes punës me veten, në tërësinë e të qënurit. Ne jemi shumë larg nga dualizmi Grek dhe kategoritë e Perëndimit. Taoizmi na mëson ne të përdorim vetë-kontrollin, frymëmarrjen dhe seksualitetin për të rizbuluar brënda trupave tanë energjinë kozmike e cila është esenca e së Tërës, si dhe të shkrihemi dhe të bëhemi njësh me të. Nuk ka snjë kufi mes laikes dhe të shenjtës, dhe për këtë arsye dashuria nuk do të thotë harresë, por të shkuarin përtej të papriturave, për të gjetur përjetësinë dhe si e tillë transhedencën e vuajtjes e cila është e dënuar deri në vdekje.
Ndikimet e hershme dhe të vonshme të Budizmit i japin këtyre mësimeve të Taoizmit nuanca të ndryshme të kuptimit, në varësi të asaj nëse ne besojmë apo jo në ciklet e rimishërimit (samsaras) dhe çlirimit të Nirvanës. Pavarësisht diversitetit të tyre, e vetmja gjë që këto tradita kanë të përbashkëta, është refuzimi i tyre i dualizmit. Fazat që na çojnë nga trupi për në mendje- çlirimit, dhembshurisë, dhe shkëputjes- përfshijnë një një proçes të asketizmit. Energjia që ne duam dhe qëllimi që ne kërkojmë është një dashuri që është çliruar nga të gjitha varësitë instinktive dhe emocionale dhe që shkrihet me energjinë vitale të gjithësisë. Çdo gjë mund të jetë pjesë e së njëjtës shtysë dhe e së njëjtit frymëzim: ngrënia, frymëmarrja dhe kujdesja për trupat tanë, duke qënë pjesë e jetës sonë të brëndshme janë mistike, akte të shenjta këto që na lejojnë ne të arrijmë një absolute për kapërcimin e vetes sonë nëpërmjet Dashurisë dhe Mëshirës.
Kjo është dashuria që është e mbuluar dhe e burgosur, apo dashuria që na nënshtron, që na bën ne të vuajmë, që na bën ne të harrojmë apo që na devijon për një çast. Kjo është një dashuri e “materializuar” pa mendje, apo që është e ‘ndjenjësuar’ dhe pa shpirt. Është një dashuri ‘natyrale’ por e paplotë dhe me të meta. Ne duhet të dimë rrugën e drejtë që na çon nga trupi në frymë, nga fryma në shpirt dhe nga shpirti në tërësi. Dualizmi është një kurth dhe individualizmi është një burg. Vuajtjet tona rriten në mënyrë të pashmangshme kur ne jemi në kurth dhe në burg. Për t’u kthyer te kategoritë që ne përdorëm më herët, mund të themi se ne mund të bëjmë një dallim mes dashurisë emocionale të cilës ne i nënshtrohemi ( dhe e cila mund të pozicionohet ndaj nesh) dhe dashurisë shpirtërore që ne zotërojmë, zgjedhim dhe që na lejon ne të gjejmë vetet tona dhe të gjejmë mirëqënien.
Dashuria shpirtërore thuhet se është një formë më e kulluar e asketizmit. Disa si, Çung Xu, i cili ishte një nga mjeshtërit e Taoizmit, mbajti qëndrimin se ne mund të ‘ boshatisim vetvetet’ dhe të çlirojmë vetet tona nga synimet dhe gjuha jonë, teksa të tjerët në dukje marrin qëndrim të kundërt ( si në disa nga predikimet e Konfucianizmit), dhe argumentoi se ne duhet të kërkojmë ‘plotësinë’ pa mohuar synimet tona. Në të kundërtën, grupi i fundit argumenton se ne duhet ti drejtojmë ato duke i përmirësuar nëpërmjet ushtrimeve, qëndrimeve dhe veprimeve të cilat edhe mund të na kapërcejnë ne dhe çlirojnë.
Kur Shën Agustini thotë: ‘Dashuro dhe bëj si do ti’, ai nuk ka parasysh predikimet e një prej rrymave brënda Taoizmit e cila, ashtu si Çang Xu, bën thirrje për rizbulimin e shtegut, ndriçimit natyror, dhe mungesës së vullnetit, duke i lënë të shkojnë apo ‘ plotësojnë zbrazëtinë’. Fjalët janë të ngjashme po kërkesat dhe përfundimet janë mjaft të ndryshme. Ne duhet të punojmë për veten tonë, vetë-kontrolli dhe përsosmëria janë sigurisht thelbësore por, duke patur parasysh besimin e tij në dualitetin e qënies dhe etikën, Shën Agustini i referohet etikës së krishterë: ku përjetimi i dashurisë në kuptimin e Jezusit nënkuptonte çlirimin nga mëkati, dhe tejkalimin e fizikut tonë natyror në mënyrë që të gjejmë shpirtin apo thelbin tonë në pastërtinë e saj dhe afërsinë e saj hyjnore. Një dashuri i tillë është shumë e kërkuar dhe e përmbush statusin e saj sepse ajo nuk mohon asnjë nga atributet e tij njerëzore: trupi, instiktet dhe tundimet e tij janë produkte të mëkatit fillestar. Nëse ne jemi të qartë qysh nga nisja ne mund të jemi të lirë dhe të ‘bëjmë ashtu sikurse dëshirojmë’ nën Dashurinë e Krishtit dhe të Zotit. Traditat hebraike dhe myslimane janë të ngjashme në aspektin e predikimeve të tyre rreth dashurisë. Ata nuk kanë të njëjtën marrëdhënie lidhur me mëkatin dhe shpëtimin nëpërmjet Krishtit dhe Kristianizmit, por predikimet e tyre bazike janë të njëjta: dashuria është një element i domosdoshëm në marrëdhënien me “Të Vetmin”, ashtu sikurse janë predikimet, përpjekja dhe disiplina personale të nevojshme për ta transformuar atë, gjallëruar dhe për të përjetuar afërsinë me hyjnoren.
‘Dashuria është çelësi’. Tha poeti i ri Rimbod, i cili përfundimisht zgjodhi të largohej i vetëm në mërgim. Poeti Nerval, i cili shkroi në të njëtin shekull, druhej se kishte zgjedhur dashurinë e gabuar ( krijesën Aurelia në vend të Krijuesit), dhe përfundimisht ndërmorri vetëvrasje. Letërsitë e botës janë të mbushura me këto shpresa, kontradikta dhe dhimbje. Në të vërtete, janë vetë ata që i mbështesin ato. Shekspiri përdor dramën për të shprehur të vërtetat e asaj se çfarë do të thotë të jesh njeri. Zhulieta është prototipe e dashurisë, dhe e lumturisë që na shkakton ne dhimbje. Përkushtimi me pasion për dashurinë, e bëri atë të kuptojë se Romeo ishte njëkohësisht, armiku dhe burri që ajo dashuronte : dashuria e saj është e pamundur. Atëherë, formula e Shekspirit, zbulon sekretin: “Dashuria është një tym i ngritur me avullin e psherëtimave, duke shuar një zjarr vezullues në sytë e të dashuruarve , dhe duke trazuar një det të ushqyer me lotët e të dashuruarve.’ Hamleti i përvuajtur qesh dhe qan teksa përpiqet të gjejë një përgjigje për çështjen pikëlluese ‘të jesh apo të mos jesh’ në sytë dhe dashurinë e Ofelias. Vdekja e saj nga mbytja e çon atë përsëri në çështjen e tij ekzistenciale: mungesa e dashurisë, është një mënyrë e çuditshme një ftesë për të kryer vetëvrasje. Tensioni, kontradikta,dhimbja dhe vdekja duket se janë ushqim i dashurisë. Ato janë gjithashtu kripa e dashurisë.
Të gjitha spiritualitetet dhe fetë kërkojnë pajtimin dhe harmoninë, si dhe përpiqen për të kapërcyer tensionet e brëndshme dhe themelore brënda Njeriut: tensioni mes dashurisë dhe vuajtjes. Ky tension është një mënyrë tjetër për të shprehur shpresën se ne do të gjejmë lirinë që shtrihet përtej realiteteve të varësisë. Të gjitha spiritualitetet dhe fetë na mësojnë ne të njëjtën gjë: nëse ne kërkojmë vetëbesimin dhe mirëqënien që shtrihen në fund të shtegut fillestar, ne duhet të fillojmë duke mësuar nga marrja mësim nga vetvetja. Përderisa ndjenjat që ndihen në çast në zemrën tonë e bëjnë dashurinë të duket e thjeshtë dhe të qartë, ne duhet të marrim ende kohë të studiojmë këtë dashuri dhe këto zemra. Ne duhet të mësojmë të duam, dhe ti përmbushim vetet tona me format e “çelësave”….. dhe të dyerve të cilat ato hapin.
Përktheu: Ervin Hakorja
Categories