Një burrë nga Pensilvania për një çast u bë njeriu më i pasur në planet, pasi fitoi shumën e çmendur 92 kadrilion dollarë.
Gjithçka ndodhi pas një gabimi në kompjuterin e shërbimit “PayPal”.
92 kadrilion janë një mal me para, pasi shifra arrin 15 zero.
Nëse burri do ta merrte shumën në fjalë, do të linte pas miliarderë si Bill Geits, Majkëll Blumberg dhe Leri Peixh, edhe sikur këta t’i bashkonin paratë e tyre së bashku.
Fatkeqësisht për të dhe fatmirësisht për “PayPal”-in, nuk qe e thënë të ndodhte kështu.
Në pak momente gabimi i kompjuterit u rregullua dhe Kristofer Reinold nuk u bë pasaniku i botës, por mbeti një punonjës i thjeshtë i Marrëdhënieve me Publikun.
“PayPal” është një shërbim i shpejtë për të dërguar dhe për të marrë para përmes internetit. Në një deklaratë, shërbimi tha: “Ishte një gabim i qartë dhe ne e vlerësojmë faktin se z. Reinold e mirëkuptoi rastin”.
/Start/
Categories