Edhe xhiroja e 20-të e kampionatit të Maqedonisë në futboll nuk do të luhet e kompletuar. Shkak për këtë janë protestat dhe rrahjet e vazhdueshme që po ndodhin në Shkup, ku ka bërë që përfundimisht të anulohet ndeshja derbi mes Vardar – Shkëndija.
Ky takim më herët u shpall edhe si ballafaqim me rrezik të madh prandaj edhe Federata e futbollit të Maqedonisë së bashku me Ministrin e punëve të brendshme kishin vendosur që mos ti lejojnë fansave mysafir Ballistët të udhëtojnë drejt kryeqytetit. Lajmin për anulimin e takimit e konfirmoi komisari për gara Vasko Dojcinovski. “Po duke parë situatën e brishtë në qytet vendosëm që të anulojmë këtë takim për të martën në ora 14:00”, tha Dojçinovski për gazetën “Zhurnal Plus”.
Categories