Brazil – Uruguai dhe Spanjë – Itali janë dy gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave që po zhvillohet në Brazil.
Iberikët kanë siguruar vendin e parë në Grupin B me pikë të plota falë suksesit 3-0 kundër Nigerisë në takimin e zhvilluar në Fortaleza. Golashënuesit e ndeshjes ishin Xhordio Alba (3’, 88’) dhe Fernando Torres.
Në takimin tjetër, Uruguai e deklasoi Tahitin me rezultat 8-0, duke siguruar vendin e dytë në Grupin B.
Spanja dhe Italia për herë të fundit janë përballur mes tyre në finalen e Kampionatit Evropian 2012, ku triumfues ishin spanjollët.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo mes Brazilit dhe Uruguait, e cila do të luhet në Belo Horizonte të mërkurën në orën 21:00, ndërsa të enjten në po të njejtën orë Spanja përballet me Italinë në Forteleza.
/Start/
Categories