Dega e FRI-së në Shkup në kuadër të ligjëratave javore me moton “Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s.”, realizoi ligjëratën e radhës dhe të fundit me ligjëruesin Fevzi Musliu.
Tema e radhës e cila u shtjellua ishte “Besimtari, personalitet me virtyte të larta dhe sjellje të mirë”. Ligjëruesi shtjelloi temën në fjalë duke sqaruar ajetet 18 dhe 19 të sures Llukman: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet; Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit”. Njashtu ligjëruesi citoi dhe hadithe nga Muhamedi a.s. për mendjemadhësinë si cilësi që nuk e dëshiron Allahu, si dhe përmendi ngjarje nga jeta e sahabëve që kan qenë me moral të lartë dhe sjellje të mirë.