Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, realizoi ciklin e ligjëratave dyjavore nën moton “Komentimi i kaptinave kuranore”.
Ky cikël në vete ngërtheu 13 ligjërata edhe atë kaptinat: :”Fatiha”, “Nas”, “Felek”, “Ihlas”, “Mesed”, “Nasr”, “Kafirun”, “Keuther”, “Maun”, “Kurejsh”, “Fil”, “Humezeh” dhe u përmbyll me kaptinën “Asr”.
Të gjitha këto kaptina u shtjelluan dhe u komentuan nga teologeja Sumeje Peza. Qëllimi i këtij cikli dhe komentimit të kaptinave ishte që përmes këtyre ligjëratave edhe më mirë t’i kuptojmë dhe të meditojmë rreth fjalëve të Zotit të zbritura në Kuranin Fisnik, gjithashtu t’i përsosim dhe të përqëndrohemi më shumë përgjatë namazeve tona.
Në fund të ligjëratës u kënduan disa ilahi, më pas u lexuan edhe një herë kaptinat e lartëpërmendura, dhe u përmbyll me një fjalim përshëndetës nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës, dega Shkup, Isra Sherifi Idrizi.