Categories
Lajme FRI

Përfundoi cikli i parë i kursit të rrobaqepësisë – AAG ndau diplomat

Me rastin e përfundimit të kursit të rrobaqepësisë në Qendrën për Aftësim në fshatin Studeniçan, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi një ceremoni për dhënien e diplomave ndjekëseve të kursit në fjalë. Dhënia e diplomave u bë më datë 09.02.2013 në lokalet e Qendrës për Aftësim.
Fillimisht tubimin e përshendeti kryetarja e AAG-së, zonja Ajyl Sulejman duke i uruar kursistet për suksesin e tyre, dhe duke i falënderuar të gjithë ata që punuan në realizimin e këtij projekti. Më pas, përfaqësues të agjensionit Spens Moderna dhanë sqarime të hollësishme mbi diplomat dhe se si të njejtat mund të shfrytëzohen. Fjalën e morri edhe përgjegjësja e projektit, zonja Myrvete Ajeti–Idrizi e cila foli mbi rrjedhën e punës në Qendrën për Aftëim në përgjthësi, e në veçanti për kursin e rrobaqepësisë.
Më pas u bë prezantimi i veshjeve të qepura nga kursistet dhe përzgjedhja tri punimeve më të mira. E gjithë kjo u pasua me një koktej të organizuar nga vetë kursistet.
Qendra për Aftësim pranë AAG-së do të vazhdojë me aktivitetet e deritanishme duke synuar hapjen e niveleve më të larta të kurseve të tanishme, si dhe hapjen e kurseve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version