Forumi Rinor Islam – Dega Shkup përmbylli me sukses kampingun dyditor të mbajtur në Patishka Rekë, me pjesëmarrjen e aktivistëve të rinj të kësaj dege.
Gjatë dy ditëve të kampingut u zhvilluan aktivitete të ndryshme rekreative dhe edukative, të cilat kishin për qëllim afrimin mes të rinjve, forcimin e bashkëpunimit si dhe përfitimin shpirtëror e shoqëror. Programi u realizua në një atmosferë pozitive, me angazhim aktiv të të gjithë pjesëmarrësve.
Në përmbyllje të kampingut, Kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, z. Afrim Demiri, iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë rasti, ku theksoi qëllimin e realizimit të këtij kampingu dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla në fuqizimin dhe afrimin e të rinjve. Ai gjithashtu potencoi se FRI Shkup po planifikon realizimin e një sërë aktivitetesh të tjera edhe në të ardhmen.
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin edukativ, shoqëror dhe shpirtëror të të rinjve.
