Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam Dega Shkup  përfundoi me sukses kursin e Kur’anit dhe të Fikhut. Kursi i Fikhut filloi më 04 Nëntor 2012, përfundoi me 20 Pril 2013, ku edhe u mbajtë testimi përfundimtar.Ndërsa kursi i Kur’anit filloi më 20 Tetor 2012 dhe përfundoi më 05 Maj 2013.
Gjatë këtyre kurseve mësimin vijuan 25 nxënëse të shkollave të mesme. Ku mësimdhënëse ishte Teologe Esma Sherifi. Më 11 Maj 2013 u bë përmbyllja e dy kurseve, me këtë rast u dhanë edhe çertifikatat dhe u organizua një koktell rasti ku të pranishmet i përshëndeti përgjegjësja e Sektorit të Femrës dega Shkup Mirvete Musliu e cila përuroi kursistet për punën e kryer dhe njëherit në mënyrë të veçantë i falenderoj profesoreshën dhe përgjegjëset e kurseve, për agazhimin e tyre.
Profesoresha Esma Sherifi, prezentoi suksesin e dhënë ku edhe i paraqiti dy më të mirat nga kursi i Kur’anit Emine Ramadani dhe nga kursi Fikhut Isra Sherifi të cilat u shpërblyen me nga një shpërblim për suksesin e tyre.Me këtë rastë profesoresha uroj për një sukses të mëtutjeshëm dhe ceki se Sektori i Femrës do të vazhdon me kurse edhe vitin e ardhshëm, ku do të hap konkurs në fund të muajit gusht.
Duhet cekur se kurorizimi i ketij aktiviteti ishte vënja e mbulesës së njërës prej nxënëseve  Emine Haxhiu fituese e vendit të parë në debatin e organizuar nga Forumi Rinor Islam dhe organizata Racio. Këtë tubim gjithashtu zbukuruan kori Rejjan me ilahit e pregaditura.

IMG_6501 (1)
Sektori i Femrës – Kursi i Kur’anit dhe i Fikhut

IMG_6550
Sektori i Femrës – Kursi i Kur’anit dhe i Fikhut

IMG_6584
Sektori i Femrës – Kursi i Kur’anit dhe i Fikhut

IMG_6575
Sektori i Femrës – Kursi i Kur’anit dhe i Fikhut

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam