Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Dega Tetovë realizoi kurs për mësimin e leximit të Kuranit Famëlartë në fshatin Sllatinë të Tetovës.
Ligjëruese e këtij kursi ishte Ajshe Zilbehari. Në hapësirat e xhamisë së fshatit u organizua manifestim, në të cilin u bë edhe duaja e hatmes me kursistet të cilat ndoqën dhe përfunduan me sukses këtë kurs. Manifestimi ngërtheu edhe lexim të Kuranit, recitale dhe fjalim përshëndetës.
Shpërndarjen e diplomave e bëri Hanife Jonuzi, përgjegjëse e Departamentit të Femrës në Tetovë. Në fund vijoi edhe një koktel për të pranishmet i përgatitur nga kursistet.
Përfundoi me sukses kursi për leximin e Kuranit në fshatin Sllatinë