Në kuadër të aktiviteteve të muajit Ramazan, Forumi Rinor Islam nën moton “Ramazani kthim në vete” organizoi edhe një sfidë “Sureja Mulk Challenge”.
Për këtë sfidë u hap një grup i veçant në aplikacionin WhatsApp në të cilin mund të kyçeshte gjithkush që dëshironte të bëhet pjesë e kësaj sfide. Për 30 ditë me rradhë janë dërguar nga një ajet në formë të shkruar dhe audio recitim me qëllim që pjesëmarrësit të mësojnë përmendësh çdo ditë nga një ajet të sures Mulk, kështu duke e përfunduar të tërën në fund të muajit Ramazan. Këtë sfidë e realizuan dhe arritën ta mësojnë përmendësh nëntë persona.
Me shpresë dhe lutje që me këto pjesë nga Kurani Famëlartë të reflektojnë në jetët dhe zemrat e tyre, ju dëshirojmë edhe shumë suksese.
“Kush e lexon “Tebarekel-ledhij bijedihil mulk” çdo natë, Allahu e mbron nga dënimi i varrit, për shkak të saj.” Muhamedi a.s.