Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, përfundoi me Shkollën Verore 2016, e cila u realizua në lokalet e FRI-së, në Kumanovë.

Shkolla u realizua për katër ditë rradhazi, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga lëndët: Akide, Sire si dhe Ahlak dhe Hadith, dhe në fund u mbajt një test për vlerësimin e njohurive të marra gjatë këtij kursi.

Në fund u bë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit, ku dhe u përzgjodhën tre më të mirët e shkollës, të cilët edhe u shpërblyen me dhurata simbolike, libra nga Furkan ISM. 

Me këtë rast, kryetari i FRI-së, dega Kumanovë, Liridon Ismaili, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku shfrytëzoi rastin të përgëzojë pjesëmarrësit për gatishmërinë dhe elanin e tyrë që treguan për këtë aktivitet edukativ dhe duke i këshilluar të rinjtë që aktivitetet me përmbajtje të tillë t’i kenë prioritet përgjatë formimit të tyre si personalitete.

Programi i Shkollës Verore u përmbyll me një koktel rasti. 

anigif 1