Në amfiteatrin e UEJL-ës në kampusin në Shkup përfunduan trajnimet në kuadër të projektit Talentium. Në trajnimin e fundit nën komponentën e Lideshipit dhe Menaxhmentit u realizuan dy seanca edhe atë nga: Mr. Arben Halili – Drejtor Ekzekutiv i Zonës Teknologjike Industriale në Tetovë i cili ligjëroi në temë: Lidershipi dhe Suksesi, në kuadër të së cilës prezentoi parimet themelore të Lidershipit si dhe prezantoi para nxënësve përvojën e tij personale në rrugën e tij deri tek suksesi. Në seancën e dytë ligjëroi Fevzi Musliu – Kryetar i Forumit Rinor Islam në temë: Lidershipi dhe Etika.
Njashtu prezent në këtë trajnim ishin edhe përfaqësuesit e UEJL, në emër të të cilëve para mbi 100 nxënësve, prezantim të mundësive dhe programeve studimore që ofron UEJL, mbajti Fuat Shabani – kryetar i Parlamentit Studentorë të UEJL në Shkup.
Projekti Talentium është projekt i Forumit Rinor Islam që targeton nxënës të shkollave të mesme të vitit të tretë dhe të katër, me një program 12 javorë.
Programi i Talentium në vetë përfshin tre komponentë edhe atë: Trajnime për komunikim, Trajnime për Mediume dhe Trajnime për Lidership dhe Menaxhment. Ky projekt këtë vit akademik u realizua në 4 qytete: Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Gostivar dhe pjesemarrës nëpër trajnime ishin mbi 150 nxënës.
Në javët në vazhdim do organizohen edhe garat gjysëm finale nëpër qytetet e lartëpërmendura ku nxënësit do të garojnë në fjalime motivuese të formatit TED Talks dhe në minidokumentare. Dy më të mirët nëpër qytetet respektive dhe dokumentari më i mirë do të vazhdon në finalen e madhe ku do të garojnë nxënësit më të mirë të zgjedhur në garat e qyteteve të tyre.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI – Nëndega Karshiakë organizoi ligjëratë
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
17 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
17 hours ago