Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup përgjatë vitit akademik 2016/2017 realizoi cikël të ligjëratave dyjavore në Info Qendrën e FRI – së. Ky cikël përfshiu gjithsej 12 ligjërata me tema të ndryshme nga sfera e besimit dhe moralit të ligjëruara nga teologeja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza.
Para të pranishmeve tema e fundit e cila u ligjërua ishte “Muajt Shaban dhe Ramazan, mes pendimit dhe faljes”. Duke cituar shumë hadithe të Muhamed Mustafasë, teologeja tregoi për rëndësinë e muajit Shaban, dhe veprat të cilat duhet bërë për të fituar shpërblime të mëdha në këtë muaj si dhe për tu përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në pjesën e fundit të pranishmet kishin hapsirë për të parashtruar pyetje.
previous article
Dega Shkup realizoi turneun tradicional "Muhamedali Jashari"
next article
FRI shpërblehet me çmimin "Social Justice Award"
you might also like
LETËR NGUSHËLLIMI
4 days ago
FRI REALIZOI VIZITË NË KOMUNËN E SARAJIT
5 days ago