Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup përgjatë vitit akademik 2016/2017 realizoi cikël të ligjëratave dyjavore në Info Qendrën e FRI – së. Ky cikël përfshiu gjithsej 12 ligjërata me tema të ndryshme nga sfera e besimit dhe moralit të ligjëruara nga teologeja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza.
Para të pranishmeve tema e fundit e cila u ligjërua ishte “Muajt Shaban dhe Ramazan, mes pendimit dhe faljes”. Duke cituar shumë hadithe të Muhamed Mustafasë, teologeja tregoi për rëndësinë e muajit Shaban, dhe veprat të cilat duhet bërë për të fituar shpërblime të mëdha në këtë muaj si dhe për tu përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në pjesën e fundit të pranishmet kishin hapsirë për të parashtruar pyetje.
Categories