Categories
Lajme FRI

Përfunduan Mbrëmjet Kuranore në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Kërçovë

Edhe sivjet Forumi Rinor Islam, me sukses realizoi, Mbrëmjet Kuranore me lexues të shquar.

Mbrëmja Kuranore filloi në Kumanovë dhe u realizua me hafizlerë nga Maqedonia dhe Kosova, si: hfz. Flamur Kasami, hfz. Armend Beqiri dhe hfz. Ajdin Aliji. Përndryshe, në Kumanovë ky aktivitet ishte në kuadër të Netëve të Kulturës Islame.

Po të njëjtët hafizlerë lexuan edhe në Mbrëmjen Kuranore në Tetovë, të clët grumbulluan në shesh të qytetit një numër të madh qytetarësh e përcollën kështu emocione të shumta me këndimin e tyre. Fillimisht, para të pranishmëve lexoi hafizi më i ri i Tetovës, i cili hivzin e kreu kur ishte vetëm 10 vjeç, Nexhat Alija.

Në Shkup, Mbrëmja Kuranore u mbajt në Çarshinë e vjetër. Mbrëmjen e filloi hafizi i ri nga Shkupi, Sufjan Ameti. Hafizlerët nga Kosova hfz. Armend Beqiri dhe hfz. Flamur Kasami si dhe hafizi nga Shkupi hfz. Xhemail Nuhiju, ishin ata që lexuan nga Kurani në këtë mbrëmje.

Në qytetin e Kërçovës, Mbrëmja Kuranore u mbajt në xhaminë “Salihin” të fshatit Mahmude, me lexuesit: hfz. Kreshnik Abdullahu, hfz. Armend Beqiri dhe hfz. Ajdin Aliu. Mbrëmjes Kuranore në Kërçovë i parapriu ligjëratë nga hoxha Rufat Sherifi.

FOTO

Exit mobile version