Këtë të shtunë, aktivitet e fundjavës vijuan edhe në qytetin e Kërçovës, në kuadër të Mozaikut Rinor dhe shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”.
Nxënësit e Eurekës morën pjesë në trajnimin me temë “Të jetuarit shëndetshëm”, me psikologe Ajije Alimi. Tema kryesisht u fokusua në aspektin e shëndetit mendor, dhe u zhvillua përmes lojërave dhe ushtrimeve tjera.
Krahas Eurekës, këtë javë, si pjesë e shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” filloi kursi i gjermanishtes, me profesoreshë Arbëresha Aliu. Ky kurs do të realizohet kryesisht me nxënësit që paraprakisht kanë qenë pjesë e shkollës edukative dhe do të jetë pa pagesë. Në bashkëpunim me “Language Academy” në fund çdo pjesëmarrësi do t’i ndahet çertifikatë.