Një koleksion i përkthimeve të Kur’anit të Shenjtë në gjuhë të ndryshme do të shfaqen në kryeqytetin e Malajzisë, në Kuala Lumpur.
Koleksioni i përkthimeve të Kur’anit të Shenjtë do të ekspozohet në pragun e një konference rreth “Kulturës Islame” në Kinë dhe Malajzi’, raportoi faqja -website French.peopledaily.
Sipas raportit, do të paraqitet Kur’ani, Libri i Shenjtë në gjuhën kineze, ujgure, kirkize, dhe në gjuhën e kazakëve.
Do të ekspozohet një kopje e rrallë e Kur’anit të Shenjtë që peshon 86 kilogram, i cili është shkruar në një letër të veçantë kineze, që e kanë shkruar 80 kaligrafë kinezë.
Konferenca e Kulturës Islame në Kinë dhe Malajzi është planifikuar të mbahet në Malajzi nga prej datës 3 korrik deri më 8 korrik 2014.
Gjatë punimeve të konferencës, do të ketë programe të tjera duke përfshirë edhe një Garë të Këndimit të Kur’anit dhe një ekspozitë e punimeve të krijuara nga muslimanët kinezë.
Kina është shtëpi për një numër të madh të pasuesve të Islamit. Muslimanët përbëjnë rreth 2 për qind të popullsisë së vendit më të populluar në botë.
Nga anglishtja, Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories