Më 18 mars 2023 në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik u realizua përmbyllja e projektit Talentium i cili zgjati gjashtë javë.
Programi filloi me fjalë përshëndetëse nga nënkryetarja e FRI-së, Zuljeta Fetai, e cila përmendi se edhe projekti Talentium si edhe akitvitetet tjera kanë për qëllim zbulimin, zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve, atyre që janë oazë e vullnetit, entuziazmit dhe energjisë.

Më pas fjalën e kishin shtatë nxënësit më të mirë nga shkollat e mesme nga qyteti i Kumanovës, Shkupit dhe Kërçovës të cilët kishin përgatitur fjalime motivuese me tema të ndryshme.

Para të pranishmëve u shfaqë edhe video-prezantimi nga trajnimet gjashtëjavore nga secili qytet ku ishin zhvilluar dhe trajnimet.
Vijoi edhe shpërndarja e mirënjohjeve për trajnuesit e këtij projekti dhe në fund shpërndarja e certifikatave për gjithë pjesëmarrësit e rregullt të projektit Talentium si dhe mirënjohje e veçantë shkoi për grupet punuese nga secili qytet të cilët ishin zgjedhur dhe angazhuar për realizimin e këtij projekti.

18 mars 2023, Shkup