Pas një pune gjashtëjavore, projekti “Eureka” i cili është realizuar në të gjitha degët e Forumit Rinor Islam u përmbyll me sukses edhe në degën e Gostivarit.
Mbylljen solemne e nderoi edhe prezenca e kryetarit të FRI-së mr. Xhabir Emini, të cilit iu dha një fjalë rasti. Fjalim kishte edhe Zurijet Sulejmani, kryetar i degës së FRI-së në Gostivar. Të pranishëm në mbylljen solemne ishin edhe përfaqësues të Komunës së Gostivarit, nxënës, prindër, anëtarë e aktivistë të FRI-së.
Programi artistik ju dha fjalë kryesore nxënësve të “Eurekës” të cilët përveç tjerave në 5 grupe bënë prezantime rreth projektit.
Pika më e rëndësishme e programit ishte ndarja e certifikatave për nxënësit pjesëmarrës, dhe ndarja e mirënjohjeve për ligjëruesit dhe institucionet që kanë përkrahur projektin “Eureka” në Gostivar.
Programi i mbylljes solemne u realizua në ambientet e Komunës së Gostivarit, të cilët vazhdimisht e kanë mbështetur projektin në forma të ndryshme. Mbështetës tjetër shumë i rëndësishëm i projektit, njëherit edhe sponsori medial i Mozaikut Rinor ishte edhe TV Globi, me të cilët dega e FRI-së në Gostivar ka bashkëpunuar edhe gjatë “Eurekës”.
Në fund për të pranishmit u shfaq një video-prezantim me aktivitetet dhe rrjedhën e “Eurekës” në Gostivar.