Categories
Lajme FRI Shkolla Verore Studenti

PËRMBYLLET SHKOLLA VERORE

Forumi Rinor Islam ka bërë mbylljen solemne të shkollës verore “Frymëzohemi me të dashurin tonë”, qëllim i së cilës ishte njoftimi me jetën e Muhamedit a.s. dhe nxjerrja e mësimeve nga jeta e tij fisnike.
Në programin e mbylljes solemne, fjalime patën: Abdulhamid Mustafa, sekretari gjeneral i FRI-së, hoxha Rufat Sherifi, kryetari i fondacionit AXIS, Nexhat Lika, kryetari i O.H. “Kalliri i Mirësisë” dhe Mevlan Abazi, përgjegjës i projektit të shkollës verore.
Programi u pasurua edhe me një pikë artistike, nga Zurijet Sulejmani, i cili u paraqit me monologun “U nda hana”.
Më pas vijoi ndarja e certifikatave për ligjëruesit dhe për nxënësit pjesëmarrës. Për nxënësit që fituan vendin e parë në kuiz përveç certifikatave u ndanë edhe libra dhe smartwatch.
Programi u përmbyll me një video përmbledhëse të sekuencave nga aktivitetet e shkollës verore.
Shpresojmë që ky aktivitet të ketë hedhur sado pak dritë mbi jetën e profetit Muhamed a.s. dhe të jetë bërë frymëzim për të ndërtuar jetët tona në bazë të traditës së tij.
Shkup, 29 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version