Më 6 qershor 2014, ditë e premte, Sektori i Femrës, dega Shkup, bëri përmbylljen e kursit të Kur’anit dhe takimeve edukative, takime këto që mbahen me nxënëse e studente.
Programi u hap me lexim të Kur’anit Famëlartë, të cilit i pasoi fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi, e cila theksoi se këto dy aktivitete kanë një rëndësi të veçantë në agjendën e aktiviteteve të Sektorit. Poashtu, tregoi për vlerën e mësimit të leximit të Kur’anit, si dhe falenderoi përgjegjëset që e përcollën këtë aktivitet deri në përmbyllje të tij.
Fjalë përshëndetëse pati edhe zëvendës përgjegjësja e takimeve edukative, Edina Mici, e cila tregoi për rëndësinë e takimeve edukative si dhe qëllimin e tyre për ngritjen e vetëdijes së vajzave të reja, të cilat me punën e tyre dëshmojnë se vërtetë rinia është fuqi e ndryshimit.
Për të gjitha kursistet u bë edhe shpërndarja e diplomave, si dhe  të gjitha të pranishmet u shpërblyen me nga një libër.
Dhe, në përmbyllje të këtij programi, u shtrua një koktel modest.

1477453_10203911526567730_29455863584582060_n
Përmbyllja e aktiviteteve edukative në Sektorin e Femrës, Shkup

10169259_10203911525727709_1913269064082168352_n
Përmbyllja e aktiviteteve edukative në Sektorin e Femrës, Shkup

10363111_10203911541928114_1165488864927783237_n
Përmbyllja e aktiviteteve edukative në Sektorin e Femrës, Shkup