Këtë të premte, më 17 janar 2025, me sukses u realizua përmbyllja e projektit “Eureka” në qytetet Shkup dhe Tetovë, duke pasqyruar ndikimin e madh që kjo nismë ka pasur tek të rinjtë.

Në Shkup, programi përmbyllës nisi me një fjalim nga kryetari i Forumit Rinor Islam – dega Shkup, Afrim Demiri. Programi vazhdoi me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit, duke u pasuar edhe nga një koktej festiv. Ky moment krijoi një atmosferë motivuese dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e të rinjve që ishin pjesë e projektit.

Ndërkohë, në Tetovë, takimi i fundit u zhvillua me një ligjëratë të mbajtur nga ligjëruesi Mevlan Abazi, me temën: “Modeli i një të riu të suksesshëm”. Pas ligjëratës u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit të cilët kanë qenë prezent në trajnimet e realizuara. Ky aktivitet frymëzoi të rinjtë dhe i orientoi drejt modeleve pozitive dhe të qëndrueshme për sukses.

Forumi Rinor Islam shpreh falënderimet e sinqerta për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe mbetet i përkushtuar për t’i mbështetur të rinjtë në rrugën e zhvillimit dhe avancimit të tyre.

17 janar, 2025