OpenTeacher është një aplikacion open-source i krijuar për të ndihmuar mësimin e fjalorit të gjuhëve të huaja.
Mjafton që ju te vendosni disa pyetje dhe përgjigje, gjë që mund t’a bëni manualisht ose mund të shkarkoni module të gatshme nga interneti dhe OpenTeacher do t’ju testojë dhe më pas do të shfaqë rezultatet e testimit.
OpenTeacher do të ndihmojë përdoruesit të mësojnë më lehtë një gjuhë të huaj pasi ofron leksione me pjesë që do të thotë se sapo të mësoni një pjesë të vogël OpenTeacher kalon tek pjesa tjetër. Kjo mënyrë është e vlefshme për ato raste kur duhet të memorizohet një sasi e madhe informacioni.
OpenTeacher ka aftësi të testojë studentët dhe regjistron vazhdimisht progresin e tyre duke treguar nivelin e njohurive gjuhësore.
Aplikacioni ka integruar dhe platformën on line të gjuhëve të huaja “Wrds” që do të thotë se përdoruesit munden të aksesojnë, editojnë dhe mësojnë të gjitha listat e fjalëve që ndodhen aty. (PCWorld Albanian)