Një ditë, një plak i urtë indian i bën këtë pyetje nipave të tij: “Pse njerëzit bërtasin kur grinden me njëri-tjetrin?” – “Sepse humbasin durimin”- përgjigjet njëri prej tyre! -”Bërtasim sepse duam që të na dëgjojnë” – thotë një tjetër!
Plaku i urtë tha: “Atëherë a nuk do ishte më mirë të flisnim me zë të ulët?”
Shumë përgjigje u thanë, por asnjëra nuk ia mbushi atij mendjen. Atëherë plaku i urtë filloi të fliste: “Ju nuk e dini përse njerëzit bërtasin kur grinden me njeri-tjetrin? Kur dy njerëz zihen, zemrat e tyre largohen shumë. Për ta kompesuar këtë largësi, ata bërtasin që të dëgjohen. Por kjo nuk ndodh nëse dy njerëz e duan njëri-tjetrin. Pse? Sepse kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, ata nuk bërtasin, vetëm flasin qetë, dhe a e dini përse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca midis tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afrër saqë ata as nuk flasin, vetëm përshpërisin…dhe kur dashuria është e madhe nuk është e nevojshme të pëshpërisësh, mjafton një shikim dhe zemrat kuptohen!
Duke mbaruar shpjegimin plaku i mençur u thotë : ”Kur ju diskutoni, mose lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’ju largojnë edhe më shumë sepse do të vijë një ditë që distanca do të jetë aq e madhe sa që zemrat nuk do të mund ta gjejnë më rrugën për t’u takuar!”
EDITOR
11 years ago
previous article
Teatri luksoz në Maqedoni që kushton 40 milion euro (Foto)
next article
“Lutjet e mëngjesit” dhe mysafiri i paftuar
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago