Categories
Lajme

Pesë ditë lufte në "Republikën e drogës", Lazarati i kthehet shtetit (Video)

“Pushteti” i kanabisit në fshatin e konsideruar “të pakrekshëm” nga Policia e Shtetit dhe “peng” të grupeve kriminale, ra! Janë dashur 5 ditë aksion intensiv antikanabis të forcave speciale, përballë një bande trafikantësh dhe tashmë Lazarati është tërësisht nën administrimin e forcave të rendit të shtetit shqiptar.

 
Kontrollet në cdo banesë dhe territor të Komunës së Lazaratit vijonë edhe gjatë ditës së 6 të këtij aksioni, për të zbuluar dhe më tej asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike. Por në misionin e operacionit të Polcisië mbetet dhe kapja e grupeve kriminale që qëlluan me armë ndaj forcave speciale.
Gjatë së premtes policia gjeti në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit të Lazaratit një antitank, një mitraloz dhe një sasi të madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.
Ashtu si asnjëherë më parë në çdo pjesë të territorit të Lazaratit të rrethit të Gjirokastrës, është prezente Policia e Shtetit duke ofruar rend dhe siguri për banorët, të cilët gjatë ditëve të këtij superaksioni përcillni apelin për t’i dhënë fund kësaj “lufte” dhe për të arrestuar banditët, të cilët nga nisja e aksionit bënë rezistencë të armatosur kundër Policisë së Shtetit. Zëri i tyre u përcoll përmes televizionit A1 REPORT, i cili në një transmetim maratonë LIVE në këto ditë, solli për teleshikuesit atë se çfarë ndodhte në fshatin jugor më të madh në vend. Mbrëmjen e djeshme, efektivët e policisë kanë pasur nën kontroll të gjithë zonën e komunës së Lazaratit, edhe pse një pjesë e trafikantëve që kanë qëlluar policinë nuk janë kapur ende. Në këtë operacion u përdorën rreth 60 automjete policie.
Pesëmbëdhjetë banditë të dyshuar për sulmet ndaj policisë janë arrestuar, mbi 23 ton kanabis sativa dhe mbi 81 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit në luftën kundër kultivimit të drogës.
Po ashtu nga kontrollet e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat me vila lukzose, janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu, antitank e mitroloz.
Forcat speciale të policisë, të komisariateve, RENEA, FNSH-ve, të Tiranë, Shkodrës, Fierit, ato të DELTA Forcë, të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, tani kanë nën administrim fshatin për të cilin është folur kaq shumë se do të duhej një kohë e gjatë për ta marrë nën administrim.
Antitank e mitroloz mbi depon e ujit ne qender te Lazaratit
Nga strukturat e policisë nga kontrollet e zhvilluara, në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat, gjatë ditës së sotme është bërë e mundur që të gjenden e sekuestrohen:
– 1 antitank
– 1 mitroloz
– sasi e madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.
Arrestohet Telha Gjyli, mijëra fishekë, 24 karta SIM, telefona celularë e taga makinash në banesë
Telha Gjyli është arrestuar dje pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 590 fishekë, nga të cilët 520 fishekë Ak-47 dhe 70 fishekë pistolete TT. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 23 karta telefonike sim, 4 telefona celular, dy targa të huaja etj.
Përgjatë gjithë ditës së djeshme është bërë e mundur që:
Të merret nën kontroll zona nga ku prej ditësh po qëllohej me armë në drejtim të forcave të policisë ku u gjetën e sekuestruan sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni, si dhe një mitroloz i rëndë.
2. U gjetën 2 laboratorë përpunimi vaj hashashi.
3. U gjetën e asgjesuan rreth 10 ton e 604.1 kg marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
4. U asgjesuan gjithashtu 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
5. U sekuestruan me cilësinë e provës materiale 11 armë të rënda si: 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 armë zjarri automatikë, si dhe 1 armë gjahu.
6. U sekuestruan gjithashtu 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.
7. Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Rezultatet e operacionit ne total, deri ne diten e 5
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e një sasie mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe të rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.
 

Pasdite e djeshme, ora 17:47 minuta Policia e Shtetit njofton: “Uniformat blu ndodhen në të gjithë territorin e Lazaratit”. E lajmi sigurisht që mori dhenë. Lazarati ka rënë pas disa ditësh përballje mes forcave speciale dhe një grupi banditësh, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë zonë prej vitesh për të kultivuar dhe shitur kanabis sativa. Gjatë “pushtimit” të fshatit të kanabisit, forcat e policisë kanë gjetur një tjetër bazë të trafikantëve, ku janë gjetur një sërë armatimesh, mitralozë, murtaja, por edhe dylbi me infra.
 

E pas 5 ditësh aksion policor, duket se të shtënat me armë drejt policisë kanë pushuar. Shenjat e zotërimit të kësaj hapësire u panë që në mëngjes, kur në drejtim Lazaratit u nisë disa helikopterë mes tyre edhe ato Cougar që janë të Ministrisë së Mbrojtjes. Veç dërgimit të trupave në Lazarat, këta helikopterë kanë shërbyer edhe për transportimin e forcave speciale në zonën e Sopotit, duke e rrethuar Lazaratin nga të gjitha anët dhe disa orë më vonë, duke e marrë të gjithin.
Banorët e Lazaratit hapën dyert duke i lejuar forcat e policisë së ushtronin kontroll, duke u sekuestruar lëndën narkotike e duke e asgjësuar atë. Madje nuk kanë munguar rastet kur vetë lazaratasit e kanë asgjësuar lëndën narkotike që dispononin.
Në realizimin e këtij operacioni janë angazhuar mbi 800 forca policie, forcat speciale RENEA, forca të FNSH, etj. Ndërkaq, ditën e sotme operacionit të policisë i janë bashkuar edhe helikopterët e Forcave të Armatosura.

Exit mobile version