Categories
Lajme FRI

Pesë familje skamnore Kurban Bajramin do ta presin në banesa të reja

Pesë familje të varfra dhe jetimë u bën me shtëpi të re vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit. Buzëqeshjet në fytyrë dhe lotët e gëzimit tregonin se sot fillon një jetë e re pa halle dhe vuajtje. Një prej banesave u nda edhe nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“Asnjëherë nuk harrojmë,ishalla edhe Zoti nuk ju harron edhe atë bësmirësin që dëshiron të jetë anonim, juve si institucion që jeni përkujdes për mu për familjen time, për fëmijët e mi, çdo herë keni pas një mirëkuptim nuk na keni lënë rrugëve or në këtë ditë madhe dhe të shenjtë që sot haxhilerët kanë dal në Arafat ne jemi tu dakl në banesën tonë”, tha kryefamiljarja.
Ndërkohë katër banesat e tjera në Shkup, në lagjen Çair u ndanë nga Organizata Humanitare “Kalliri i mirësisë”. Dy prej tyre ishin për familje jetime ndërsa dy të tjera për familje me gjendje të rëndë ekonomike. Për njërën nga këto familje kohë më parë ASLSAT M realizoi edhe një reportazh
“Ja sot këtyre ne po ua dhëndërojmë ëndrrën në realitet për të pas një kulm mbi kokën e tyre dhe për të jetuar me dinjitet, lehtë dhe në mënyrë të rregullt ashtu siç jeton çdo familje nga populli ynë. Shpresojmë që bujaria e donatorëve tonë të kishte ndikuar që tani e tutje ata mos të kenë brenga që i kanë pas dhe ne si shoqatë krahas asaj që kemi siguruar për këta, banesat premtojmë se edhe do të qëndrojmë pranë jetimëve me bursa”, u shpreh Rufat Sherifi, kryetar i O.H “Kalliri i mirësisë”.
“Në këtë mënyrë partneriteti në mes komunës dhe shoqatës joqeveritare Kalliri i Mirësisë dhe donatorëve arrijmë të zgjedhim probleme të qytetarëve të cilat nuk kemi mundësi ti zgjedhim vetëm nëpërmjet buxhetit por këtu është bujaria, këtu është solidariteti i shumë biznesmenëve, i shumë qytetarëve që për këto raste nuk ngurojnë të dalin në ndihmë”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Banesat për familjet e varfra u ndërtuan nga një donator anonim ndërsa për mobilimin e tyre ndihmuan shumë kompani private nga Shkup, Tetova dhe Gostivari.







 

Exit mobile version