#1. Shfaqjua mendjen njerëzve që kanë mendime më të mëdha se tuat e si rrjedhojë mendimet në mënyrë automatike do të të bëhen më të mëdha.
#2. Sillu si njeriu që dëshiron të bëhesh dhe përfundimisht do ta hipnotizosh të menduarit tënd për të menduar si ai njeri.
#3. Përdore stresin si përparësi. Stresi është mjet i vlershëm. Të shtyn të hipësh në majet e tua – aty ku jetojnë rritja dhe mjeshtëria jote. Elementi kyç është të dish të shërohesh pastaj prej stresit.
#4. Çdo gjë shihe si mundësi për të ta bërë jetën më të mirë. Kjo është mënyra se si njerëzit ultra të suksesshëm kanë zgjedhur si të jetojnë. Dhe bëhu i qëndrueshëm! MOS U DORËZO! Suksesi i adhuron të obsesionuarit pas tij!
#5. Përdore ushtrimin si mjet elitor për arritje! Ushtrimi ditor ta ushqen pasionin, mposht stresin dhe rrit përqendrimin. Përdore që të fitosh! A nuk po ndihesh i motivuar për këtë? Jepi vrapit dhe do të motivohesh!
Robin Sharma
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi
EDITOR
10 years ago
previous article
Urimi Ramazanit
next article