Categories
Lajme FRI

Pesëshja shqiptare e Zvicrës kundër Shqipërisë

Ekipi zviceran do të udhëtojë të mërkurën drejt Tiranës bashkë me pesëshen shqiptare: Valon Behrami, Blerim Xhemaili (të dy luajnë për Napolin), Xherdan Shaqiri (Bayern München), Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg), i cili është rikthyer në ekip pas disa golave të shënuar për ekipin gjerman, transmeton albinfo. “Edhe sikur të ishim të kualifikuar, unë do të ftoja Xhakën, Behramin ose Shaqirin kundër Shqipërisë”, tha selektori i zviceranëve, Ottmar Hitzfeld. Ai ka ftuar në ekip edhe Eren Derdiyok. Përveç Eren Derdiyok, gjithashtu do kthehen mbrojtësit Johan Djourou dhe sulmuesi Admir Mehmedi në ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit  kundër Shqipërisë dhe Sllovenisë. Pas ndeshjes në Tiranë që luhet të premten (11 tetor), zviceranët në ndeshjen e fundit, më 15 tetor, do të jenë nikoqir të Sllovenisë.
Ekipi zviceran kundër Shqipërisë dhe Sllovenisë:
Portierët:
Diego Benaglio, VfL Wolfsburg
Yann Sommer, FC Basel
Marco Wölfli, BSC Young Boys
Mbrojtës:
Johan Djourou, Hamburger SV
Michael Lang, Grasshopper Club
Stephan Lichtsteiner, Juventus Turin
Ricardo Rodriguez, VfL Wolfsburg
Fabian Schär, FC Basel
Philippe Senderos, Fulham FC
Steve Von Bergen, BSC Young Boys
Reto Ziegler, Sassuolo Calcio
Mesfushorët dhe sulmuesit:
Tranquillo Barnetta, Eintracht Frankfurt
Valon Behrami, Napoli
Eren Derdiyok, Bayer Leverkusen
Josip Drmic, 1.FC Nürnberg
Blerim Dzemaili, Napoli
Gelson Fernandes, SC Freiburg
Gökhan Inler, Napoli
Admir Mehmedi, SC Freiburg
Haris Seferovic, Real Sociedad
Xherdan Shaqiri, Bayern München
Valentin Stocker, FC Basel
Granit Xhaka, Borussia Mönchengladbach

Exit mobile version