Categories
Lajme FRI

Peshkopi Josif: Prioritet e kam ndërtimin e kishës në qendër të Tetovës

Një ndër dëshirat e Peshkopit të ri të Dioqezës Tetovë-Gostivarë është ndërtimi i kishës ortodokse në zonën qendrore të Tetovës. Ky peshkop këtë dëshirë të tij në intervistën për gazetën ditore “Dnevnik” e ka futur në listën e prioriteteve.
Peshkopi në fjalë si duket haron që në atë zonë në të kaluarën ka pasur Xhami dhe prioriteti i tij do të jetë një dëshirë që mund “ta realizojë vetëm Babadimri”
Në pyetjen e gazetarit të Dnevnikut nëse ato si Dioqezë kanë në plan ndërtimin e tempujve të ri dhe ku, peshkopi Josif përgjigjet:
“Për mua personalisht, ndërsa kjo do të jetë edhe prioritet strategjik i Dioqezës, është që së pari të ndërtohet një tempull i ri në zonën qendrore të Tetovës, ose në të ashtuquajturën Tetova e re. E dini, më parë kishte iniciativë për ndërtimin e një tempulli tek Pallati i Kulturës. E inkurajonim qeverinë lokale për të plotësuar kërkesën e popullatës ortodokse në qytet. Mendoj që ky proces do të realizohet shumë shpejtë. Së shpejti do të realizojmë një takim me bordin e kishës në fshatin Leshkë, ku është duke u ndërtuar kishë kushtuar Shën Nikollait për të parë se ku kanë aritur ndërtimet dhe a ka nevojë për ndonjë gjë tjetër,.
Peshkopi Josif në intervistë përveç tjerash ka treguar edhe për raportet me prijësit fetarë të komuniteteve tjera dhe se ka pasur edhe takime me përfaqësuesit fetarë të BFI-së.  Në pyetjen nëse ka pasur ose nëse do kenitakime me myftiun e BFI të Tetovës dhe Gostivarit, peshkopi i Dioqezës Tetovë-Gostivar përgjigjet:
“Të martën e kaluar kishim takim me myftiun e Tetovës Alifekri Esatin dhe me bashkëpuntorët e tij. Biseduam për jetën fetare në Tetovë dhe rrethinë dhe u pajtuam se është e një rëndësie të veçantë që aktivisht të investohet në bashkëjetesën ndërmjet nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në këtë pjesë të Maqedonisë”.
/tetova1/

Exit mobile version