Pije alkoolike quhen të gjitha ato lëngje që kanë alkool (etanol).
Përdorimi i pijeve alkoolike është sot nje ngjarje sociale edhe në sport(droga më e përdorur ne sport). Alkooili në listat e ndaluara është vendosur në grupin e atyre substancave që kufizohen.
Ai është nje drogë sedative (gjumdhënëse ) që jep gjendje sëmundshmërie me veprimin e vet të shpejt e të ngadaltë.
Alkooli jep çregullime zorrësh, dëmtime psikike, dridhje duarsh, dëmtim të enëve të gjakut dhë zemrës, dëmtime të pakthyeshme të mëlqisë etj.
Pijet alkoolike kanë pasaportë diplomatike, privilegjin për t’u thithur shpejt nga stomaku e për të hyrë direkt në sistemin e gjakut (brenda 1 minute alkooli është ne tru).
Kur merren sasira të mëdha pijesh alkoolike brenda një kohë të shkurtë, mëlçia nuk ka mundësi ta përpunojë këtë sasi. Truri i njeriut pëson në këtë rast goditje, duke e humbur orientimin.
Alkooili dhe dëmtimet e trurit:
Qysh në kohrat e vjetra alkooli u perdor si mjet kundër dhimbjes. Sot ai më shumë përdoret si mjet relaksues (lëshues) dhe çlirues ankthi.
Shum njerëz mendojnë se alkooili është stimulant por në fakt është frenues.
Në organizmin e njeriut siç dihet dominojnë nervat frenuese. Në tru alkooli shkon në pjesën e përparme të trurit (lobin frontal) duke prekur në fillim, arsyen.
Nëse vazhdohet të pihet mëlqia nuk arrin të oksidojë të gjithë sasinë, e për këtë arsye narkotizohet qendra e pamjes dhe lidhjes së fjalëve si dhe humbet kontrolli mbi muskuj.
Njeriu nuk mund të ecë drejt. Ne gjendje të rënda, rreziku vjen nga qendra nervore e kontrollit të zemrës dhe frymëmarrjes. Jo rallë vdekjet kanë ndodhur ne gjumë kur njerëzit kanë pirë shumë e janë vënë në shtrat për të fjetur.
Zakoni i pirjes e bënë njeriun pijanec. Atij i vdesin qelizat nervore duke e çuar ngadalë-ngadalë drejt një degjenerimi organik dhe të personalitetit.
Alkooli frenon hormonin që pengon urinimin (hormoni antidiuretik ) gjë që jo rallë i detyrojnë alkoolistat të urinojnë pa kontroll. Urinimi i pakontrolluar ose i pandërgjegjshëm në këto rrethana e dehidrojnë (heqin lëngjet) e organizmit dhe personit i thahet goja të cilën ai kërkon ta njomë me alkool. Ky mekanizëm në formën e një rrethi vicioz e deh njeriun dhe e bën atë të humbë kontrollin ndaj vetës.
Alkooli dhe dëmtimet e mëlçisë:
Mëlqia konsiderohet fabrika e vetme e përpunimit të alkoolit. Rreth 80% e alkoolit përpunohet pas largimit të jonit të H, me anën e enzimës alkooldehidrogenoza.
Ndërsa 20% metabolizohet me anën e një zinxhiri enzimatik, sistemi mikrosomal i oksidimit të etanolit.
Ka edhe njerëz qe dehen shpejt për faktin se këto enzima ndodhen në sasi të pakët. Këta janë ata që nuk e mbajnë rakinë.
Alkooli bën që te mblidhen shumë yndyrna në mëlqi duke e demtuar rëndë atë deri në fibrozen afunskionale (dalin jashtë funksionit qelizat) e cila jep cirozën, që shumica e lexusve e njohin si një sëmundje të rëndë. Ky dëmtim krijon një rrugë jo normale të formimit të glukozës nga proteinat e yndyrnat gje që shoqërohet me ketozë, acid urik dhe gouta (substanca të dëmshme).
Alkooli dëmton dhe aminoacidet, ç’ka jep tek pijanecët ulje të proteinave .
Efektet e alkoolit në aktivitetin sportiv:
Shumë sportistë diletantë besojnë akoma se marrja e shpeshtë e sasirave të vogla alkooli e rrisin aftësinë fizike të njeriut. Faktet tregojnë se edhe këto sasi të vogla ndikojnë në uljen e aftësive psikomotorike të sportistit, në rënien e aftesive aerobike dhe kapacitetin e punës, në dëmtimin e rregullimit të temperaturës në kushte ambientale të ftofta etj.
Alkooli s’ka vitamina, minerale, yndyrna dhe aminoacide. Ai është si një pemë e tharë, pa vlera ushqyese.
Nga alkooli çdo sportist pëson:
-Dobësim të tkurrjes së ventrikulit të majtë të zemrës.
-Paqëndrueshmëri të miokardit dhe aritmi (më shpesh aritmi arteriale që janë shumë të rrezikshme e vdekje-prurëse).
-Rritje e ndjeshmërisë nga stimujt e jashtëm, gjendje depresionin dhe dhimbje koke.
-Trauma të muskulaturës së skeletit deri në rruptura muskulore e miopati të rënda. (Alkooli frenon transportin e Na+K.ATP duke ulur efektet e metabolizmit dhe duke zbërthyer proteinat e yndyrnat në vend të glikogjenit për energji).
Për të llogaritur sasinë e etanolit përdorim formulën:
Gram etanol (Grada e pijes x sasinë e pirë në ml) x0.8
________________________________
100
1ml alkool puro (etanol ) peshon 0,8 gram.
Energjia që jep etanoli konsiderohen kalori boshe. Ai nuk përmban substanca ushqyese të nevojshme as vitamina e minerale.
Tabela më lartë: Sasia e etanolit në gram 100 ml pije alkoolike.
Teorisë që njerëzve të sëmurë nga zemra i bën mirë çdo ditë nga një got raki i janë lëkundur themelet. Kjo këshillë që u fut dhe u përhap nga pasionantët i dha hov përdorimit të alkoolit edhe tek të shëndoshët me preteksin që kjo sasi nuk është aspak e dëmshme madje e dobishme.
Të dhënat vërtetojnë që edhe sasi të vogla të alkoolit të marra sistematikisht rrisin yndyrnat me densitet të lartë gjë që nuk është çudi të jenë shkak i arteriosklerozave (dëmtimi i enëve të gjakut) në moshë të re.
Shkroi: Prof. Samet SINANI
EDITOR
9 years ago
previous article
Forumi Rinor Islam shënoi 7 marsin
next article