Shkencëtarët kanë zbuluar se lëngjet e gazuara e rrisin sasinë e yndyrërave në organe. Por shkencëtarët nuk shqetësohen vetëm prej lëngjeve të gazuara. Nga cilat pije duhet të shmangeni?
Lëngjet e “pemëve”
Nëse nuk lexoni me kujdes, nuk do të vëreni se lëngjet e pemëve në të shumtën e rasteve janë përzierje që edhe nëse përmbajnë pemë, në masë të madhe posedojnë sheqer të shtuar dhe ujë. As lëngjet e 100% të pemëve nuk janë të përkryer, por megjithate janë përzgjedhje më e mirë se të tjerët. Më së miri është që vet të bleni pemë dhe të bëni lëng.
Pijet e qumështit dhe të ëmbëla me kafe
Disa pije, për shkak të qumështit, ajkës, shllakut ose sheqerit mund të përmbajnë edhe nga 800 kalori. Pija tipike e këtyre llojeve përmban 170 gram sheqer, që shkakton ngritjen e menjëhershme dhe të vrullshme të sheqerit në gjak.
Uji me shijen e pemëve dhe të bimëve mjekuese
Pije të këtilla përmbajnë sheqer. Nëse në listën e përbërjes është e theksuar ndonjë gjë më tepër se uji dhe aroma, preferohet që të mos e bleni dhe të mos e konsumoni.
Pijet e gazuara dietale
Pijet e gazuara dietale ndoshta nuk kanë kalori, por megjithate janë edhe pa materje ushqyese. Pos që u largojnë nga uji dhe çajeve të natyrshëm, që në të vërtetë janë pijet më të mira kundër etjes, ato përmbajnë disa komponime që janë në sasi më të mëdha dhe mund të dëmtojnë shëndetin.
Koktejet
Shumica e koktejeve janë të pasura me kalori. Për shembull “ pina colada”, mund të ketë edhe deri në 880 kalori, e kjo sasi është 8 herë më shumë se sa një gotë rum.
“Shtrydhjet e shëndetshme” të pemëve
Po, pemët janë të shëndosha dhe të shëndetshme, por ama, nëse konsumoni më shumë kalori se sa harxhoni, teprica do të shtresohet si inde yndyrore. Prandaj, mendoni pak se sa nga këto pije keni pirë. Mos e teproni.
Pijet për sportistët
Në të shumtën e rasteve, ato përmbajnë përzierjen e ëmëblsuesve natyror dhe artificial, e aty është edhe lista-përshkrimi i aditivave. Lexoni se çfarë shkruan në etiketë.
Pijet e gazuara
Janë të stërmbushura me sheqer dhe nuk ofrojnë materje ushqyese. Janë drejtëpërdrejti të lidhura me trashjen- krijimin e mbipeshës.
Pijet energjetike
Këtu në rend të parë mendohet për pijet që përmbajnë kofein. Problemi është se shumica e këtyre pijeve përmbajnë sasi të tepruara të kofeinës dhe të sheqerit, prandaj edhe shkaktojnë vrullshëm rritjen-zmadhimin e energjisë, por edhe rënjen e vrullshme të sajë. Nëse duhet të pini diçka gjatë ngarkesës fizike dhe të trurit, atëhere më së miri është të pini çaj jeshil ose ujë të thjeshtë, ndërsa do tu bëjë mirë edhe një grusht arra të qëruara. (INA)
Categories