Categories
Lajme FRI

Pirlo si kompjuter: 75 pasime, vetëm 1 gabim

Juventus mposhti Fiorentinën 2-0 të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A. Dhe, edhe pse nuk shënoi gol, një prej më meritorëve në triumfin e Bianconerëve ishte mesfushori Andrea Pirlo.
Ylli italian gjatë duelit kundër skuadrës Viola bëri 118 prekje me topin, dhe 75 pasime. A dëshironi të dini sa herë ka gabuar? Vetëm 1.
Saktësia e ekzekutimit të pasimeve nga ana e Pirlos është e ngjashme me një komandë në kompjuter. Dhe me aftësitë e tij krijuese, Juventus vazhdon të ketë shumë raste për shënim, të fitojë ndeshje, dhe të vazhdojë kryesimin në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version