Forumi Rinor Islam për garuesit e projektit Talentium organizoi ekskursion deri në Stamboll të Turqisë. Udhëtimi përfshiu pjesëmarrësit nga Kumanova, Shkupi, Tetova dhe Gostivari, njëkohësisht ndjekës të rregullt të këtij projekti.
Në bashkëpunim me organizatorët e Turqisë, pjesëmarrësve iu mundësuan të vizitonin vende prej më të ndryshmëve siç janë xhamitë dhe monumentet si: Sulejmanie, Sulltan Ahmed, Panorama, Miniaturk, Yere Batan Sarinici, shëtitje me anije, e shume vende të tjera që i bënin edhe më të veçantë historitë e tyre karakterisitke.
Qëllimi i eksukursionit ishte që në krahë të projektit Talentium, garuesit të përfitonin edhe një përvojë e njohuri më ndryshe ku patën edhe rastin t’i shkëmbejnë momentet e tyre mbresëlënëse gjatë trajnimeve dhe shfaqjeve të tyre para publikut. Ekskurzioni ishte edhe pëmbyllje e këtij projekti për këtë vit.
13346138_1005486132853088_1487153906498625268_o